E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", Kushtetuesja rrezon qeverine

Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese rrezon per te dyten here Kuvendin, per ligjin e dosjeve. Anetaret e kesaj gjykate nuk moren parasysh kerkesen e zv.ministrit te Drejtesise, Viktor Gumi, qe kater prej anetareve te mos shqyrtojne ceshtjen, pasi jane ne konflikt interesi. Qe ne fillim te seances se djeshme, Gumi me tone kritike dhe akuzuese i kerkoi kater anetareve te Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kujtim Puto, Fehmi Abdiu dhe Petrit Plloci qe te mos marrin ne shqyrtim ankesat kunder ligjit te dosjeve, pasi jane ne konflikt interesi. "Ju nuk duhet ta shqyrtoni ceshtjen. Keni qene prokurore dhe keni dhene vendime politike ne diktature. Denime per agjitacion propagande dhe arratisje. Ju nuk mund te shqyrtoni ankesat kunder ligjit per hapjen e dosjeve, se jeni ne konflikt interesi", akuzoi Gumi, duke kerkuar perjashtimin e tyre te menjehershem nga procesi. Pasi e shqyrtuan kete kerkese, anetaret e gjykates Kushtetuese, e cilesuan pretendimin e perfaqesuesit te Keshillit te Ministrave, hipotetike. "Pasi e shqyrtuam kerkesen tuaj, morem vendim per rrezimin e saj. Pretendimet tuaja jane hipotetike dhe nuk kane mbeshtetje ne nenet e Kushtetutes", vendosi gjykata. Sipas anetareve, gjykata shprehet me perparesi per ceshtjet qe rrezikojne mbarevajtjen dhe punen e institucioneve kushtetuese. Ne mbledhjen e djeshme, gjykata degjoi dhe te gjitha pretendimet e paleve ne ankesat kunder ligjit per hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Perfaqesuesja ligjore e Partise Socialiste, u shpreh se ligji cenon Kushtetuten. Sipas saj, ligji i miratuar nga Kuvendi, jo vetem qe bie ndesh me Kushtetuten e vendit, por dhe cenon te drejtat dhe lirite e njeriut. Ky ligj, sipas perfaqesueses se PS-se, shkel te drejtat e njeriut per t'u zgjedhur, rrezikon denimin dy here dhe prek lirine e punes. Po keshtu te njejtat ankesa paraqiten dhe perfaqesuesit e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, si dhe te Shoqates se Prokuroreve. Sipas tyre, ligji shkel Kushtetuten dhe te drejtat e njeriut, ndaj duhet shpallur si antikushtetues. Pas degjimit te pretendimeve te paleve, Gjykata Kushtetuese u terhoq per te marre ne ditet ne vijim, vendimin per te shpallur apo jo antikushtetues ligjin e "spiuneve". Ligj i cili ka sjelle perplasje te forta ne politiken shqiptare per muaj te tere, nderkohe qe ka qene pikerisht Kushtetuesja qe e ka pezulluar ate, deri kur te marre vendimin perfundimtar.

Rrezimi

Gjykata Kushtetuese, rrezoi dje serish pretendimin e Kuvendit, se anetaret nuk mund te shqyrtojne ankesat kunder ligjit te dosjeve, me pretendimin se jane ne konflikt interesi me to, pasi kane dhene vendime ne kohen e diktatures.

Akuza

Numri dy i Ministrise se Drejtesise, Viktor Gumi, akuzoi dje kater anetare te Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kriston, Fehmi Abdiun, Kujtim Puton dhe Pllocin se kane marre vendime per denime politike, ne kohen e diktatures.

3

Muaj

Ka qe eshte pezulluar ligji per "Pastertine e Figurave te Zyrtareve te Larte te Shtetit", i ashtuquajtur i spiuneve. Ligji u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, pak dite pas hyrjes ne fuqi. Nderkohe qe vendimi final pritet te zgjase.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›