Kolegji Zgjedhor nisi nga puna, Spahiu jep udhezimet
Nis nga puna Kolegji Zgjedhor. Organ i cili do te merret me shqyrtimin e ankesave qe partite politike apo kandidatet, mund te kene per rezultatin e zgjedhjeve ne 28 qershor. Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu thirri dje ne detyre Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit. Ky kolegj, i cili perbehet nga tete gjyqtare te Gjykatave te Apelit, eshte nje nga hallkat e rendesishme te procesit zgjedhor. "Ky institucion i rendesishem i procesit zgjedhor, me ane te punes se tij te paanshme dhe te drejte, duhet te percjelle mesazhe garancie per nje proces te rregullt ligjor, ne zbatim te standardeve aspiruese", u shpreh Spahiu. Ky Kolegj, shqyrton ankimet e paraqitura nga individet apo partite politike, te cilave iu eshte refuzuar kerkesa per t'u regjistruar si subjekt zgjedhor. Institucioni i Kolegjit Zgjedhor, nepermjet profesionalizmit dhe integritetit te anetareve perberes, duhet te garantoje respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutes dhe te ligjeve, ne permbushje te detyrave qe ligji perkates iu njeh. Permendim se Kolegji Zgjedhor ka si detyre funksionale te tij, shqyrtimin e ankimeve te subjekteve zgjedhore, ndaj vendimeve te dhena nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.