Berisha ne Berat Shqiperia po ndryshon!

14 shkurt, 11:48, NOA - Në kuadër të turit ‘”Shqipëria po ndryshon”, kryeministri Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në përurimin e rrugës në komunën Poshnje në Berat, rreth 1.5 kilometra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, për të cilën janë investuar rreth 100 milion lekë.
“Ky është një investim i vogël, por po t’i mbledhim këto investime të vogla në mbarë vendin, ato janë të barazvlefshme në total me 1 miliard e 600 milion dollarë”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë para banorëve të zonës.
Duke garantuar se qeveria e drejtuar prej tij ka si prioritet investimet në komunat e mbarë vendit për krijimin e një infrastrukture sa më optimale për to.
Rruga e inauguruar prej kryeministrit, Poshnje-Ura e Kuçit, çon drejt Urës Vajgurore dhe për këtë zonë parashikohet të realizohet edhe ndërtimi i një shkolle dhe ujësjellësi.
Ai siguroi gjithashtu fermerët e kësaj zone se do të kenë mbështetje jo vetëm për prodhimet e tyre bujqësore, por edhe siguri në treg.
n.e/NOA