OSBE: Do ta ndihmojme Gjykaten e Larte

Tiranë, 19 shkurt, 11:45, NOA - Prania e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, gjithmonë do jetë në krah të Gjykatës së Lartë për ta ndihmuar duke i ofruar asistencën e saj.
Një fakt i tillë është theksuar dje në takimin që u zhvillua mes kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.
Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se në këtë takim, Bosch konfirmoi gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar marrëdhëniet e bashkëpunimit me institucionin e Gjykatës së Lartë edhe në të ardhmen.
Nga ana e saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë vleresoi rolin e OSBE-së në nxitjen e demokratizimit, përkrahjen për zbatimin e ligjeve dhe të të drejtave të njeriut, si dhe ndihmën për përafrimin e tyre me standartet e Bashkimit Europian.
Nga ana e ambasadorit të OSBE-së, u rikonfirmua edhe një herë ndihma e OSBE-së për shtetin ligjor duke vënë në pah se,Departamenti i Shtetit Ligjor pranë këtij organizmi do të asistojë reformën në drejtësi për një sistem ligjor efektiv dhe transparent.
n.e/NOA