Digjet shtëpia, shuhen 3 persona të një familjeje
PRISHTINË- Një zjarr i rënë në një banesë në fshatin Vasilevë të Drenasit, rajoni i Drenicës, në Kosovë ka shkaktuar nëj tragjedi familjare mesditen e sotme rreth orës 13:20 në familjen Berisha.
Tre persona të së njëjtës familje janë djegur për së gjalli, ndërkohë që dy të tjerë janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur të gjitha njësitë e nevojshme policore dhe zjarrfikësit si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen V. Berisha 60- vjeç mashkull, H. Berisha 80-vjeç femër dhe S. Berisha 45-vjeç femër.
Familjarët e lënduar mësohet të jënë, G.Berisha 12-vjeçe femër dhe D. Berisha 15-vjeç mashkull ,të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohë që gjendja e tyre mësohet të jetëjashtë rrezikut për jetë.
Policia në bashkëpunim me institucionet përkatëse, aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, nga zyra e shtypit e qeverisë bëhet e ditur se, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit, për humbjen e tre anëtarëve të saj, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin.
(el.me/BalkanWeb)