Strukturat paralele, Hyseni: Të kushtëzojmë Beogradin
PRISHTINE - Pas kërkesave të vazhdueshme që Beogradi të heqë dorë nga strukturat paralele në veri të Kosovës, opozita kosovare vlerëson se u takon edhe autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zhbërjen e strukturave, të cilat, siç thuhet, që nga paslufta po e mbajnë në status-quo veriun e vendit.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se Prishtina zyrtare do të duhej të shfrytëzonte periudhën kur është shtuar presioni ndërkombëtar për ta kushtëzuar vazhdimin e dialogut me Serbinë me zhbërjen e strukturave paralele në veri.
“Kosova do të duhej të kërkonte një pauzë në dialog dhe t’i kërkonte Beogradit zhbërjen e strukturave të paligjshme para se ai dialog do të mund të fillonte”, shprehet Hyseni.
Propozimin për një kushtëzim, të cilin do të duhej t’ia bënte Bashkimi Evropian shtetit serb e dha në seancën e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ministri i Jashtëm i vendit, Enver Hoxhaj.
Ai tha se në rast se Serbisë i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, “situata e status quo-së në tri komunat veriore të Kosovës do të transformojë në një konflikt të ngrirë; marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik nuk do të zbatohen; dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë të ardhme”.
(er.nu/rel/BalkanWeb)