E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dosjet”, sot në Kuvend

Tiranë -Në seancën e sotme parlamentare, pritet të miratohet një nga ligjet më të rëndësishme që Parlamenti mund të ketë miratuar gjatë viteve të fundit. Edhe pse, opozita e ka kundërshtuar ashpër këtë projektligj, Partia Demokratike duket e vendosur për ta miratuar atë, me apo pa votat e opozitës. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Sali Berisha u shpreh u vendosur për të miratuar në Parlament, ligjin e njohur ndryshe të lustracionit, ose pastrimit të figurave.

“Me këtë ligj, ne synojmë të vendosim sadopak balsam shoqëror në plagët e rënda që rrodhën për 48 vjet gjak, lot, dhimbje, vuajtje, mjerim në qindra e mijëra shqiptarë. Ekzekutimet, varjet, pushkatimet, burgosjet dhe internimet në Shqipërinë e Enver Hoxhës, Hitlerit të pas luftës, siç do ta quanin në Konferencën e tyre 42 parti demokratike të Evropës, të mbledhura në Paris, në maj të vitit 1991, numerikisht ishin shumë më të mëdha, sesa në Hungari, Rumani, Çeki, Poloni të marra së bashku. Me këtë ligj, ne duhet të hedhim një themel për paqen sociale, kushti mes disa kushteve për një shoqëri të lirë”-theksoi Berisha.

Berisha mbrojti draftin dhe deklaroi se do te ndëshkohen xhelatët e Drejtësisë, teksa akuzoi kreun socialist Edi Rama, duke thënë se po mbron persekutorët e komunizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›