Kuvend, sot pritet të votohet ligji i dosjeve

Ligji i dosjeve pritet të votohet sot në parlament megjithë kundërshtimet e ashpra të opozitës dhe kritikave të ndërkombëtarëve. Kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme deklaroi se me apo pa opozitën ky ligj do të miratohet. Ai mbrojti draftin dhe deklaroi se do të ndëshkohen xhelatet e Drejtesisë. Berisha akuzoi kreun socialist Edi Rama, duke thënë se po mbron persekutoret e komunizmit. Nëse Kuvendi miraton sot me shumicë të thjeshtë ligjin "për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë" atëherë penalizohen 10 nga 16 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Mes gjyqtarëve të prekur nga ky ligj janë dhe ato që shqyrtojnë dosjen Durrës- Kukës, ku i pandehur është ministri Basha.