E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi,propozon Kadaren,për çmimin Nobël në letërsi për vitin 2009

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas një sërë konsultimesh me Akademinë e Shkencave shqiptare, me rrethe të ndryshme intelektualësh, botuesish, kritikësh letrarë dhe personalitete të spikatur të artit e të kulturës shqiptarë dhe të huaj, i ka dërguar një letër Akademisë së Çmimit Nobel, në përkrahje të kandidaturës së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare për marrjen e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2009. Në letrën dërguar Akademisë së Çmimit Nobel, Presidenti i Republikës shkruan: "Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, t'i drejtohem Akademisë suaj të nderuar duke ju propozuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2009. Këtë akt po e ndërmarr, sepse vepra e Ismail Kadaresë është monumentale për nga vlera artistike, si dhe mbart e përcjell mesazhe humaniste e universale ndaj gjithë njerëzimit. Ndër të tjerash Topi shton se për gjithçka që përfaqëson Ismail Kadare dhe vepra e tij, jam i mendimit se meriton të nderohet me çmimin e lartë Nobel prej Akademisë suaj".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›