Malaj:Qeveria po mashtron për rritjen ekonomike
Partia Socialiste me anë të deputetit Arben Malaj ka reaguar në një konferencë për shtyp lidhur me ekonominë. Sipas Malaj qeveria me mashtrimin e rritjes ekonomike konstatohet se : Sa më shumë deformohen shifrat, aq më pak ajo ndjen përgjegjësi për realitetin dhe risqet e ekonomisë sonë. Sa më shumë zbukurohet realiteti për ekonominë, aq më vonë ajo ndërmerr hapat e domosdoshme për ta reduktuar rrezikun e krizës globale. Sa më shumë qeveria vonohet të veprojë, aq më e madhe dhe e rëndë bëhet kostoja e kësaj krize. Sipas Malaj qeveria po e fsheh situatën e krizës përpara zgjedhjeve duke shpresuar ta menaxhojë atë pas zgjedhjeve, duke sjellë kështu kosto më të rëndë për taksapaguesit.