Dosjet, te vegjelit kunder projektit

Nderkohe qe drafti eshte rrezuar edhe nga perfaqesues te shoqerise civile e levizjeve politike jashte parlamentit.
Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi deklaroi se kembengulja e kryeministrit, qe i kundervihet edhe partnereve tane nderkombetare, ka si qellim te godase organet e prokurorise dhe drejtesise dhe te lirohet nga nje peshe tjeter.
Ndersa kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, thekson se Berisha ne cmendurine e tij kerkon vetem te thote se eshte nje mbeturine e komunizmit, nderkohe qe Gerdeci, vrasjet jane pjella te mbeturinave te sigurimit te shtetit.
“Kryeministri yne fajin e kerkon te te tjeret, madje edhe te SHBA, OSBE dhe Bashkimi Evropian”, u shpreh Gjinushi.
Nga ana tjeter edhe partia ne koalicionin qeveritar, PBDNJ, me ane te Leonard Solis, kerkon qe ligji per pasterine e figures se zyrtareve te kaloje me konsensus te gjere.
Kryetari i PS91, Petro Koci, u shpreh kunder draftit per dosjet.
“Nese do te kete dalje nga seanca ne do t’i bashkangjitemi, por braktisja e seances duhet te ndodhte per ngjarje te medha si Gerdeci apo ceshtja e Fazllic”, u shpreh Koci.
Deputeti i pavarur, Gilman Bakalli u shpreh se drafti ka si qellim te demtoje sistemin e drejtesise dhe se ai vete nuk do te merrte pjese ne votim, ndersa theksoi se eshte pro hapjes se dosjeve, po jo ne kete forme.
Kurse rebeli i se djathtes, Spartak Ngjela, e konsideroi vendimin e Berishes per ta miratuar draftin, si nje kundervenie ndaj Perendimit.
“Fakti qe nuk pranohet nga politika amerikane, nga institucionet nderkombetare tregon se nuk ka lidhje me demokracine dhe ne jemi inerci puniste. Nuk ka ardhur koha qe punistet te mesojne Ameriken per demokracine”, u shpreh Ngjela.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code