"Dosjet", reagon presidenti Topi

"Ju bëj thirrje t'i riktheheni arkivës, secila nga mediat ka arkivën e vet dhe aty do të gjeni të gjitha deklaratat e mia përsa i përket cështjes së dosjeve", u shpreh Topi.
Duke iu rikthyer pikërisht të shkuarës, më 25 tetor 2006 kryetari i atëhershëm i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Bamir Topi, kërkonte pastrimin e politikes dhe organeve kushtetuese nga ish-bashkepuntoret e sigurimit te shtetit.
Ndersa sot, Topi u shpreh se ne rast se do ta pyesin si politikan, gjithnje ka qene i hapur per ta pare kete ceshtje sa me shpejt,ne menyre profesionale, te gjere dhe komplekse.
"Ai qe kerkon te beje kariere natyrisht qe ka disa detyrime paresore dhe kjo ne radhe te pare ka te beje me pastertine morale", u shpreh Topi.
Por, a ka ndryshuar qëndrimi me kalimin e kohës dhe pozicionin e ri si president i Republikës?
"Si president flas nëpërmjet dekretit", u shpreh Topi.
Ky deklarim i Presidentit, shpreh në fakt një konstante të tij, qëndrimin pro kushtetutës. Dhe në rast se versioni i tanishëm në optikën e presidentit nuk është konform me Kushtetutën, ashtu sic kane paralajmeruar Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, OSBE, si dhe faktore qendrore politike ne vend.
Ai ruan të drejtën ta kthejë atë. Një gjë e është e sigurt, versioni i paraqitur sot nga maxhoranca, nuk është i njëjtë me atë ku Bamir Topi kishte vënë firmën si kryetar i grupit parlamentar dy vjet me pare. Arsye te forta, politike dhe kushtetuese, per te interpretuar se pozicioni i kreut te shtetit, nuk ka ndryshuar nga ai i vitit 2006.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code