E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", gati formulari i pastertise

Top Channel arriti te mesoje se ne zyrat e kuvendit perfaqesues te maxhorances hartuan te henen paradite, tipin e formularit te deshmise se subjektit te cerifikohet ne baze te ketij ligji.

Hartuesit  kane menduar se paku deri tani 4 modele te deshmise se pastertise se figures se zyrtarit te larte dhe te zgjedhurit.

Formulari A, formulari A1, formulari B dhe Formulari B1, i cili ka dhe nje mbishkrim konfidencial. Pertej permbajtjes se deshmise per pastertine e figures se zyrtareve te larte qe duket se eshte gjeja me e parendesishme e zbatimit te ligjit, ky veprim i perfaqesuesve te maxhorances tregon ethet e maxhorances per miratimin e draftit ligjor per dosjet por edhe ate per zbatimin e tij.  

Me kete gjest maxhoranca tregon gjithashtu se nuk ka asnje dyshim qe projektligji do te miratohet, ashtu sic ne fakt e lajmeroi dhe kryeministri Berisha te dielen ne mbremje.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›