E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet,Dade:Qeveria po tregohet e shurdhët ndaj kritikave

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që vendosi për të hënën të miratohet komisioni i verifikimit të dosjeve. Deputetja Arta Dade theksoi sot se Topalli ka koncepte arkaike në drejtimin e saj, duke akuzuar mazhorancën se po tregohet e shurdhët ndaj kritikave të ndërkombëtarëve. Ajo i ka kërkuar mazhorancës që të marrë parasysh kërkesat e Komisionit Evropian për ligjin e dosjeve. Duke folur për veprimet e opozitës, Dade tha se ishin në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›