E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania dhe Çekia kritikojnë ligjin e dosjeve

Ambasadori i Britanisë së Madhe Frasen Wilson është shprehur sot në qytetin e Shkodrës se ligji i dosjeve një nga më të këqijat që ka bërë Shqipëria. Wilson ka thën gjithashtu se qeveria nuk ka qenë e vëmendshme për dosjet dhe të mos zbatohet ligji i dosjeve pa u marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Wilsonit ligji bie ndesh me kushtetutën dhe cënon pavarësinë e gjyqësorit. Ndërsa Ambasadorja e Çekisë në Shqipëri ka komentuar këtë ligj se ka nevojë për ndryshime pasi në të ka paqartësi të theksuara kushtetuese. Fialkova mbrojti gjithashtu edhe nevojën e futjes në fuqi të një ligji të tillë. Ajo kërkoi nga qeveria shqiptare që të marrë parasysh paqartësitë kushtetuese të ligjit dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme. Duke iu shmangur komentimit të qëndrimit të kryeministrit Sali Berisha lidhur me këtë çështje, Fialkova tha se ai nuk do të ndikonte integrimine vendit në BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›