E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhe nga thellesite e mijevjecareve

Shpella e Katundasit flet qe nga prehistoria


Mijevjecaret dhe shekujt shpalosen njeri pas tjetrit duke na sjelle mesazhe qe nga thellesite e tyre. Ato vijne tek ne nepermjet objekteve arkeologjike qe marrin goje e flasin. Objekte me te hershme gjenden neper vendbanime shpellore.


Ekzistenca e tyre favorizohet nga formacionet shkembore te cilet perbehen prej shtresave gelqerore karbonate ku veprimtarite karstike kane nje aktivitet te madh.
Kjo dukuri shpaloset me se miri ne skajin verior te Beratit ku jane zbuluar shume shpella.
Nder to spikat shpella e Katundasit e cila ndodhet 20 km ne veri te Beratit.


Kjo shpelle e ndodhur prane kanionit te Sinecit ne lartesine 405 m paraqet vlera te vecanta. Gjatesia e saj horizontale aktualisht 54 m e me lartesi deri me 6 m te befason nga nje bukuri mahnitese.


Ne siperfaqen e brendshme te saj e cila eshte rreth 350 m2 ka mjedise interesante si dhoma paradhoma sallonin qendror e shume galeri e labirinte. Ne kete mjedis te bollshem me dy hyrje ku e dyta eshte me kryesorja e cila ndahet ne dy degezime dhe me nje dritare ku qarkullon ajri kane banuar para disa mijevjecaresh te paret tane.


Ne kete shpelle interesante u bene punime arkeologjike te udhehequra nga Ati i arkeologjise moderne shqiptare Muzafer Korkuti.


Germimet u perqendruan ne qender te saj ku dolen horizonte te shumta banimi qe shkojne deri ne thellesine 3.40 m.


Gjurmet me te hershme i gjejme sigurisht ne shtresen me fundore te shpelles. Materiali i gjetur kryesisht si qeramike e gure datohet ne neolitin e hershem qe fillon 6000 vjet p.Kr.


Qeramika e neolitit te hershem eshte punuar trashe dominon barbotinja qe eshte me sprucim te larte. Gjithashtu neolitit te hershem i perket qeramika me sfond te kuq e pikturuar me ngjyre te bardhe.


Ne te u gjeten ene me fund unazor. Ne materialet prej guri te neolitit te hershem jane disa ashkla ne forme gerryesesh apo thikash.


Ne shtresen fundore ku doli neoliti i hershem gjetem dhe vatren e zjarrit te vendosur ne qender te shpelles.


Ne neolitin e mesem qe datohet mijevjecari V-IV p.Kr qeramika eshte kryesisht e zeze ose gri ne te zeze. Teknika e punimit te saj eshte ajo e incizimit d.m.th. vijezimi i pocerise perpara pjekjes. Me interes jane enet me fund te larte e sidomos ritonet ene me kater kembe.


Materiali arkeologjik i neolitit te mesem te kesaj shpelle ka pika takimi me ate te Dinavesit te Korces dhe te Cakranit te Fierit. Neoloti i vone i cili i perket mijevjecarit IV-III p.Kr eshte me i plote dhe flet shume. Interesante eshte qeramika tipike e kesaj shpelle qe na paraqitet me sfond ngjyre oker i kuqerremte ndersa pikturimi eshte bere ne kafe te erret.


Gjetja e kesaj qeramike ne shpelle flet dhe per lidhjen e kesaj treve me pellgun e Korces. Ne neolitin e vone me shumice jane gjetur thika dhe gerryese te retushuara disa vegla prej kocke ne forme lopatash dhe gjylperi. Shume interesante eshte gjetja e lopatave tip kallep kepuce ajo ne forme gjuhe dhe dalte guri.


Epoka e bakrit qe vjen pas neolitit datohet nga viti 2600-2100 p.Kr. Kjo epoke eshte paraqitur shume e qarte. Qeramika e saj paraqitet me tone te erreta si gri e zeze ose e zeze e ilustruar shume mire.


Me shumice u gjenden dhe fragmentet e qeramikes me thimtha ose dalje qe i perkasin kryesisht bakrit te vone. Materiali i epokes se bakrit te kesaj shpelle ka pika takimi me ate te Maliqit AB te shpelles se trenit te Korces dhe shpelles se Benjes ne Permet etj.


Me shume rendesi eshte fakti se pas materialit te epokes se bakrit kalojme ne epoken e bronzit qe datohet 2100-1200 p.Kr. Keto fakte nder te tjera flasin dhe per vazhdimesine e kultures pellazgo parailire - ilire. Ne bronzin e hershem 2100-2800 p.Kr krahas veglave prej bronzi te sapoprodhuara dominojne ato prej guri te cilat jane me rezistente.


Gjithashtu dhe ne bronzin e mesem qe perkon me vitet 1800-1500 p.Kr dominante vazhdojne te jene veglat prej guri e ne vecanti cekane e sepata. Ne bronzin e vone 1500-1200 p.Kr qeramika eshte punuar me mire. Ngjyra e qeramikes eshte oker dhe pikturimi kafe e erret.


Vegjet ne bronzin e vone dalin mbi buzet e enes. Qeramika devollite qe u gjet ketu eshte klasike dhe ka ngjyre te kuqerremte e mbushur me trekendesha te vijezuar me kafe te erret. Ky material i epokes se bronzit te kesaj shpelle ka ngjashmeri me ate te vendbanimeve te tjera prehistorike te vendit si me Maliqin Trenin Benjen Nezirin e Gajtanin.


Epoka e hekurit shek. XI-V p.Kr. eshte perfaqesuar nga qeramika e pikturuar e stilit devollit dhe objekte zbukurimi prej bronzi te njohura nga shume pika te vendit tone.
Antikiteti e ne vecanti ai i vone doli shume i qarte. Krahas eneve te perdorimit te perditshem qe dallohen per nje teknike te larte punimi e pikturimi u gjeten dhe disa ene masive si pitosa dhe amfora qe perdoreshin per mbajtjen e ushqimeve. Jeta ne shpelle ka vazhduar edhe gjate mesjetes.


Zbulimet ne kete shpelle qe gjendet ne pjesen kodrinore te Ultesires Perendimore te Shqiperise jane deshmi te reja te arkeologjise sone per popullsine autoktone parailire-ilire-arberore.


- Te paret tane e bene detyren. Ata kaluan neper mijevjecare e shekuj duke krijuar e lene trashegimine kulturore autoktone.


Mesazhet e tyre jane jehona qe vijne nga thellesite e ketyre shpellave per te oshetitur neper breza. Ato flasin shume. Une po citoj pak KTU KEMI QEN E KTU DO T JEMI DERI N PRJETSI...


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›