E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirime të mëdha mallrash në Greqi

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 17:13

“Tregtarët në Greqi vazhdojnë të kërkojnë shpëtimin nga kriza ekonomike, prandaj edhe po vazhdon ulja e çmimeve të produkteve dhe mallrave të ndryshme nëpër dyqane, pa i pritur uljet masive që zyrtarisht fillojnë rreth 15 janarit”, shkruan gazeta greke ‘Ta Nea’.

Sipas gazetës, humbjet e tregtarëve gjatë vitit 2010 ishin tejet të mëdha, ndërkaq viti 2011 filloi me ulje çmimesh mes 25 dhe 30 përqind, edhe pse pritet që çmimet të ulen edhe deri në 50 përqind. Paralelisht, në tre muajt e parë të vitit 2011 pritet të mbyllen së paku 7,000 ndërmarrje dhe afro 15,000 persona të mbesin pa punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›