E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi rikthen reciprocitetin ndaj Serbisë

PRISHTINE- Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e masave të reciprocitetit në raport me mallrat e Serbisë.

Mocioni është miratuar pas një debati rreth çështjes së masave të reciprocitetit me Serbinë që ishin vendosur më 20 korrik të këtij vitit si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që Serbia u kishte vendosur mallrave nga Kosova, raporton REL.

Parashtruesi i kërkesës Visar Ymeri lexoi tri pikat e mocionit, të cilat më pas u miratuan me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në sallë.

Pika një; qeveria tí marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Pika dy; Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxis dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia dhe nën tre; qeveria tí  forcoj të gjitha mekanizmat shtetëror për të siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, tha Ymeri, duke lexuar pikat e mocionit.

Ky mocion u miratua me 44 vota për, 33 ishin kundër ndërkaq 2 deputet abstenuan.

Ky ishte një prej rasteve të rralla kur opozita ia del që të miratoj një nismë, duke siguruar shumicën në kuvend. Kuvendi do të vazhdojë punimet edhe nesër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›