E Diel, 1 Nëntor 2026

Dr. Exheli

Shumë pacientë në Kosovë vdesin në duar të mjekëve, të rinj apo të vjetër. Për arsye të ndryshme, e shpesh edhe të gabimeve të atyre që duhet t’ua shpëtojnë jetën, zija pllakos familjet kosovare. Arsyetimi që jepet për vdekjet e tyre, për fajin e mjekëve, përmblidhet vetëm në një fjalë-‘exitus’.

Kufoma e pacientit nga familjarët e tij dërgohet në shtëpi, ndërsa me varrosjen e saj dheu mbulon përgjithmonë edhe të vërtetën mbi shkakun e vërtetë të vdekjes.

“E ka pas të shkrume nga Zoti”. Ky është refreni që familjarët e të ndjerit e thonë pas tragjedisë. Shumë rrallë, për të mos thënë fare, ata kërkojnë sqarime në detaje se si ka vdekur i dashuri i tyre. Raste të tilla të vdekjeve shënohen më së shumti gjatë operimeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si spitali më i madh në vend.

Në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë zyrtare se sa është numri i gabimeve që bëjnë mjekët gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, anesteziologët apo edhe të tjerët.

Një prej arsyeve kryesore të mospasjes së këtyre të dhënave janë Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK-ja. Këto dy institucione nuk kanë ndonjë mekanizëm që merret me këtë dukuri.

I vetmi institucion ku rrallë herë paraqitet ndonjë rast nga ndonjë familjar për të shikuar eventualisht gabimet që bëjnë mjekët është Inspektorati Shëndetësor i Kosovës.

“Jemi tepër të vetëdijshëm se shumica e gabimeve nuk lajmërohen kurrë dhe nuk dihet për to”, thotë Zef Komani, kryeinspektor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›