E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra ndal pensionet

Qeveria e Zvicrës ka vendosur të mos e ripërtërijë marrëveshjen për sigurimin social me Kosovën, e cila skadon më 1 prill.

Në këtë mënyrë do të jenë të goditur një numër i madh prej 170 mijë njerëzve nga Kosova që punojnë në Zvicër, thotë sindikata më e madhe zvicerane UNIA në faqen e saj në internet.

Sipas njoftimit të sindikatës, vendimi i Qeverisë së Zvicrës, që “pa negociata dhe pa paralajmërim” të mos e vazhdojë marrëveshjen për sigurim social, do të thotë se njerëzit nga Kosova pensionin invalidor mund ta marrin vetëm nëse mbesin të jetojnë në Zvicër. Nëse kthehen në Kosovë, e humbin të drejtën për pension.

Vendimin e tyre për mosripërtëritjen e marrëveshjes, autoritetet e Zvicrës e kanë arsyetuar me vështirësitë për vërtetimin e gjendjes shëndetësore të atyre që e marrin pensionin invalidor të Zvicrës e jetojnë në Kosovë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›