E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, pa hise

Hapësira ku do të ndërtohet termocentrali Kosova e Re dhe mihja e Sibovcit, nuk janë asete të mjaftueshme për ta bërë Qeverinë e Kosovës aksionare në këtë termocentral. Megjithëse në pakon tenderuese, e cila po diskutohet me katër kompanitë pretendente për ta fituar këtë projekt, parashihet kuota minimale e aksioneve që i takojnë Kosovës. Varet nga qeveria se çfarë do të investojë shtesë për të fituar hise.

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak, shpjegon për Express si po zhvillohet procesi për ndërtimin e termocentralit të shumëpërfolur Kosova e Re. Ai konfirmon përkrahjen e institucionit që udhëheq për projektet madhore të Qeverisë së Kosovës, por nuk premton se do t`i përkrahë edhe financiarisht të gjitha. Nayak pohon se, tash për tash, sektori i energjisë është prioritet kryesor për Bankën Botërore, ndërkaq për autostradën thotë se mbetet barrë e qeverisë edhe në aspektin financiar.

Problem i Qeverisë

Tani që projekti i Termocentralit Kosova e Re ka hyrë në fazën përfundimtare, Nayak tregoi se Qeveria e Kosovës po mendon si ta përgatisë mihjen dhe termocentralin në atë mënyrë që të jetë partneritet publiko-privat.

“Kështu që qeveria është e përfshirë si aksionare në tërë aranzhim. Varet sa do të investojë për t’i rritur aksionet. Nëse qeveria fut aty para kesh apo fut termocentrale, ose e zgjeron minierën, atëherë aksionet do të rriten”, thekson Nayak.

Kjo, sipas tij, do të jetë çështje që do të negociohet mes qeverisë dhe fituesit për ndërtimin e termocentralit të ri. Ai shpjegon se në kërkesën për propozim që u është dërguar katër pretendentëve për të ndërtuar Kosovën e Re, qeveria u ka bërë me dije se sa po kërkon të ketë aksione në termocentral.
“Gjatë bisedimeve do të kenë mundësi të lëvizin këto parametra, por jo dhe shumë. Kjo do të diskutohet edhe në Parlament”, pohon Nayak.

Ndërkaq, edhe paqartësitë se çfarë do t’i takojnë pronarit të ri në këtë projekt, shefi i Bankës Botërore në Kosovë thotë se janë zgjidhur. Pronari i termocentralit, sipas tij, ka nevojë për furnizim të sigurt me linjit dhe gjithkund në botë metoda normale është se pronari i termocentralit është edhe pronar i mihjes. Kjo garanton se pronari i termocentralit do të prodhojë energji në nivelin e kërkuar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›