Dr Flori rrëfen arsyet pas ''Zemërthyer"

Dr.Flori të premten ka publikuar videoklipin e këngës "Zemërthyer”, me muzikë të Ermal Mamaqit dhe tekst të Dr.Florit. Ai ka rrëfyer arsyet që e shtynë të krijojë një këngë kundër Ramës, liderit për të cilin dikur lobonte.
"Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite," ka thënë ai për GSH.
I pyetur nëse ka dorë PD-ja në këtë këngë, ai është përgjigjur:
"Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh. "
"Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar... Ai na tradhtoi", ka thene Flro tutje, duke shtuar: "Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim. "
Ai ka shpjeguar edhe faktin qe kendon në fushatën e Sali Berishës: "Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë. "
Teksti i këngës “Zemërthyer”
Strofa 1
E nisa rrugën pastër
Me ideale të zjarrta
Duke ecur ëndrrat ishin
Ambiciet janë të qarta
Lëpijnë aty ku folën
Shkelën mbi parime
Këtu ka veç pazare, nuk ka më qëllime
Tradhtar në sy të njerëzve
Tradhtar përpara Zotit
Do korrni çfarë do mbillni
O tradhtar të lotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po më plas
Refreni:
Zemërthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhtoi
Nuk ka më shpresë për nesër
Me fjalët e Zotit udh’toj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhtoi
Nesër do mbjelli gënjeshtrën
Strofa 2
Jam i papërfaqësuar
I parealizuar
Unë jam i tradhtuar
Jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar
E as matematikë
O politikë e ndyrë
Jam me gjak e jam me shpirt
E kur filloi për keq
Të shkoi deri në fund
Më mirë një fund me dhimbje
Sesa dhimbje pa fund
E shoh një dritë të vogël
Se më keq s’ka ku të shkojë
Vetëm me besim tek Zoti
Ky vend mund të shpëtojë
Refreni:
Zemërthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhtoi
Nuk ka më shpresë për nesër
Me fjalët e Zotit udhëtoj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhtoi
Nesër do mbjelli gënjeshtrën
/Indeksonline/