Drafti i opozites, mblidhet sot Komisioni i Ligjeve

Gjithcka do te shikohet qe sot ne mengjes ne oren 10.00, pikerisht ne godinen e Kuvendit te Shqiperise. Ne nje salle ne katin e dyte te selise se legjislativit shqiptare mblidhet Komisioni Parlamentar i Ligjeve, i cili do te marre ne shqyrtim projektligjin e paraqitur nga grupi i Partise Socialiste per ndryshimin e ligjit aktual mbi komisionet hetimore.
Drafti titullohet “Projektligji disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8891, date 02.05.2002, per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit. Ne kete projektligj propozohet qe ne rastet kur kerkohet te hetohen problematika te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin, apo te zgjedhjeve te qeverisjes vendore, shumica e anetareve te komisionit duhet t’i perkase partise me te madhe opozitare.
Komisioni mund te vendose hapjen e kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar, sipas rastit, nje ose disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje ose disa kutive te fleteve te votimit, duke urdheruar rinumerimin e tyre. Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, Ilir Rusmali, deklaroi ne mbledhjen e se enjtes se kaluar te Kuvendit, qe diskutimi per draftin e sjelle nga opozita do te filloje qe te henen paradite, kur sipas rregullores eshte dhe mbledhja e pare kalendarike e komisionit.
Sot paradite pritet qe ne takim te paraqiten edhe deputetet e Partise Socialiste, anetare te Komisionit te Ligjeve, ku sipas te gjitha gjasave do te zhvillohet nje perplasje e ashper jo vetem procedurale, pasi mazhoranca pikerisht me argumente ligjore synon te rrezoje ato pjese te draftit qe flasin per hapje te kutive. Ne Komisionin e Ligjeve, mazhoranca ka disa nga deputetet me te rendesishem te saj, ku tre jane ish-ministra Drejtesie si: Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj dhe i sapofuturi Aldo Bumci, por dhe nje tjeter ish-ministre tjeter, perkatesisht Arenca Trashani, e cila eshte dhe pedagoge e se drejtes.
Ne mbeshtetje te ketij establishmenti jane edhe dy ish-zv/ministrat e Drejtesise: Viktor Gumi dhe Eduard Halimi. Nderkaq, edhe opozita ka ne kete komision “ajken” e pasurise se saj shtetformuese, duke nisur nga dy ish-kryeministra, perkatesisht: Pandeli Majko dhe Bashkim Fino, por edhe ekspertet e njohur te ligjeve: Fatmir Xhafa dhe Vasilika Hysi. Mbledhja e sotme sipas te gjitha gjasave mund te dale me dy variante per te derguar ne seancen e 18 marsit, njeri ai i miratuar vetem me votat e mazhorances qe pritet te ndryshoje thelbin dhe tjetri varianti origjinal i dorezuar ne sekretarin e Kuvendit nga grupi parlamentar socialist.