E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti i ri për arsimin, lëndë fetare në shkolla

Gjatë diskutimeve të draftit të ri për arsimin parauniversitar komunitetet fetare kanë kërkuar përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar, të një lëndë që të përmbajë njohuri për fenë. Përfaqësues të komunitetit mysliman kërkuan gjithashtu që të mos ndalohet me ligj shprehja e identitetit fetar në shkollat publike.

Komunitetet fetare

Ndërsa përfaqësuesja e Kishës Katolike Teuta Buka propozoi: Në shkollat private ku nuk ka lëndë fetare por këto shkolla janë të themeluara dhe administruara nga bashkësitë fetare të lejohet shprehja e identitetit dhe përkatësisë fetare në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nga ana e tij Ali Kurti, përfaqësues i Vëllazërisë Ungjillore kërkoi që të shikohet mundësia e një lënde të veçantë që është njohuri mbi fenë. Por edhe përfaqësuesi i kishës ortodokse u shpreh: Kam nevojë për disa informacione më të qarta: kush janë besimet tona, kush është historiku i tyre, kush janë parimet kryesore. Në vazhdim e propozimeve përfaqësuesi i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu tha: Në bazë të ligjeve tona në fuqi dhe konventave ndërkombëtare asnjë nxënësi në botë pavarësisht nga gjinia, raca apo identiteti fetar, nuk i ndalohet të shkollohet edhe në institucionet arsimore publike.

Laiciteti i shkollave

Këto propozime do të shqyrtohen nga komisioni, por kryetarja Valentina Leskaj tha se shkollat publike janë dhe duhet të mbeten laike. Jo vetëm që duhet të mbetet laik, por në radhë të parë duhet të kemi parasysh që flasim për një kategori që ka të bëjë me një grupmoshë, e cila nuk është në zotësi për të marrë vetë vendime të pavarura, deklaroi Leskaj. Drafti ligjor për arsimin parauniversitar ndodhet prej një jave në komisionet parlamentare. Pas seancave dëgjimore, ai do ti nënshtrohet shqyrtimit nen për nen, për të shkuar më pas për miratim në seancë plenare.

Ndryshimet në draft

Në bazë të ndryshimeve të përmendura në draftin e ri por arsimin parauniversitar thuhet se arsimi fillor nga 5 vjet do të bëhet 6, dhe se krahas institucioneve parauniversitare publike Ministria e Arsimit do të mbështesë financiarisht edhe shkollat private. Sa i përket mësuesve të gjithë  pa përjashtim duhet të jenë me master, ndërsa për herë të parë emërimi dhe largimi i arsimtarëve nga puna do të bëhet nga drejtori i shkollës dhe jo nga drejtoria arsimore.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

BE, 100 milionë euro për mjedisin

Në 6 vitet e fundit Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 100 milionë eurosh për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Kreu i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi konfirmoi se vetëm në janar të këtij viti janë alokuar 4 milionë euro. Me mbështetjen e një fondi nga Bashkimi Evropian, prej taksapaguesve europianë janë dhënë 4 milionë euro. Ky projekt është nisur në muajin janar 2012 dhe do të jetë për një periudhë 30-mujore. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, bashkë me vendet anëtare të përfaqësuara në Shqipëri janë të vendosur të mbështesin Ministrinë e Mjedisit në mbrojtjen e bregdetit dhe ekosistemeve. Kjo është vetëm një pjesë e kontributit të taksapaguesve europianë. Unë do të dëshiroja të theksoja se BE ka mundësuar mbrojtjen e mjedisit, duke dhënë mbi 100 milionë euro për këtë çështje në gjashtë vitet e fundit, tha ambasadori Ettore Sequi. Ndërsa zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino tha se: Ka një hapësirë shumë të gjerë, dhe kur flasim për ekosistemet ne e kuptojmë të gjithë parametrat që përbëjnë ekosistemet. Nuk i kuptojmë ata vetëm në termin e biodiversitetit, por i kuptojmë edhe në terma të tjerë shumë më të thellë, sikurse është ideologjia dhe morfologjia, ndryshimet klimaterike, pra ndikimi që kanë të gjithë këta faktorë, së fundmi në rrjetin ushqimor, në të gjithë shkallën e biodiversitetit. Bregdeti shqiptar në disa zona ka probleme të mëdha me ndotjen e ujërave, me erozionin, por edhe probleme me grumbullimin e mbetjeve. Gjatë konferencës, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të Arsimit, u kërkua që të forcohet kërkimi shkencor në universitete mbi mjedisin, dhe qeveria shqiptare ti mbështesë më shumë këto institucione.

 

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> 

Nis fushata e vaksinimit kundër brucelozës

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Shërbimi Veterinar Shqiptar të mbështetur nga Projekti PAZA, një projekt i BE-së, nisën Fushatën Kombëtare të Vaksinimit të Bagëtive të Imta kundër Sëmundjes së Brucelozës. Zv.ministri i Bujqësisë, Tokli Thomai, drejtues lokalë të zonës së Beratit dhe veterinerë morën dje pjesë në vaksinimin e dhjetëra bagëtive.  Zyra e shtypit e Ministrisë së Bujqësisë bëri të ditur se kjo zonë u përzgjodh për nisjen e kësaj fushatë me rëndësi kombëtare për vetë problematikën që paraqet prej disa vitesh. Duke e cilësuar të rëndësishme nisjen e kësaj fushate për konsumatorët dhe ekonominë e vendit, Thomai tha se: Është një veprimtari që për rëndësinë që ka financohet nga BE dhe qeveria shqiptare, konkretisht me rreth 5.7 milionë euro dhe 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. E rëndësishme është që këtë proces, gjatë këtij viti e zbatojmë në një model të ri, model të mbështetur në të dhëna të sakta dhe në bazë të një regjistri dixhital të fermave në Shqipëri. Është një fushatë që ndikon në shëndetin e të gjithëve ne që tregon qartë progresin e bërë në fushën e konkurueshmërisë, tha dje numri dy i Ministrisë së Bujqësisë. Fushata e quajtur Një Pikë në Sy do të zgjasë 45 ditë dhe një ekip prej 750 veterinerësh do të angazhohen për të vaksinuar rreth 2.5 milion dele e dhi si edhe rreth 85 mijë mbajtës të kafshëve dhe persona të tjerë të lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi me to. Studimet kanë treguar se në Shqipëri bruceloza te delet dhe dhitë është e pranishme në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe është e përhapur nga jugu i Shqipërisë në rajonin qendror dhe atë verior përgjatë viteve të fundit. Për shkak të lëvizjes së pa kontrolluar të kafshëve sëmundja është përhapur nga zonat e infektuara në zona të pa infektuara. Dy llojet më të përhapura të bakterit Brucela janë: brucela melitensis që shkakton sëmundje te delet dhe dhitë. Ky bakter, që është shumë i përhapur në vendet e Mesdheut, shkakton sëmundje të rënda edhe te njerëzit dhe është e njohur dhe ndryshe si ethet e Maltës, ethet e Gjibraltarit apo ethet e Mesdheut.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>……………..….

 

Mjekët në rrethe pa kredite, rrezikojnë punën

Edhe pse prej dy vjetësh ka nisur procesi i edukimit në vazhdim, mbi 500 punonjës së shëndetësisë që ndodhen në zonat më të thella të vendit nuk kanë marrë asnjë kredit. Mundësitë për ta për pjesëmarrje në konferenca shkencore dhe zgjerim dijesh janë më të kufizuara dhe për këtë arsye Qendra e Edukimit në Vazhdim këtë vit do të realizojë trajnime për ta pranë vendeve të tyre të punës. Ministria e Shëndetësisë për vitin 2012 me fondet e BB ka parashikuar një trajnim të rreth 500 mj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›