Regjistrimi i pacientëve, ISKSH: Do të bëhet me kartë indetiteti
Tiranë- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka prezantuar sot nismën e re për krijimin e regjistrit elektronik të pacientëve.
Sipas drejtoreshës së ISKSH- së, Elvana Hana, do të fillojë regjistrimi i të gjithë banorëve nga mjeku i familjes, nëpërmjet kartave të identitetit.
Në këtë mënyrë çdo mjek do të ketë në faqen e tij listën e të gjithë pacientëve, dhe secili prej tyre mjafton të paraqitet në klinikë me dokumentin indetifikues.
“Nëpërmjet këtij procesi, personeli i qendrave shëndetësore do të ketë mundësinë e kontaktimit me të gjithë banorët që mbulojnë me shërbim shëndetësor, duke u identifikuar nëpërmjet ID. Në këtë drejtim, nga ana jonë po punohet për njohjen e këtij procesi, rëndësinë dhe mënyrën e realizimit të tij”,- tha Hana
Më tej ajo tha se po punohet me ndërtimin e faqes dhe regjistrimi elektronik rrit më tepër transparencën dhe ISKSH e ka të qartë numrin e banorëve që i shërbejnë një qendre shëndetësor, dhe në këtë mënyrë përcaktohet më shpej buxheti që do ti akordohet kësaj qendre.