E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markes i Evropës quhet Kadare

Nga Stephan Wackwitz *

Në një Kapitull pa numër” romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë reflekton vetveten. Dhe këtë ai e bën në forme te një përralle: Ishte njëherë një gjeneral dhe një prift qe kishin dale për kismet. Jo, nuk kishin dale për kismet. Ata kishin dale për te mbledhur eshtrat e ushtarëve te tyre te vrarë në një lufte te madhe. Ec e ec, kapërcyen shume male e shume fusha, duke kërkuar e duke mbledhur këto eshtra. Vendi ishte i ashpër e i keq. Frynin erëra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikën me tutje. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen të numëronin ato që kishin mbledhur. Doli së mungonin ende shume eshtra”.

Përmbledhja përrallore, njëkohësisht fëminore, e vjetër dhe e goditur shpalos një ngjarje, të cilën vetë libri me jodisiplinë të përsosur artistike e ka derdhur në toposin sugjestiv, fantastik, frikëndjellës dhe erotik të një romantike tmerri. Sepse në këtë roman që habitshëm sillet në vetvete, që fillon vazhdimisht rishtas dhe që modifikon motivet vërtet është fjala për zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin në shtëpi të një armate pushtuese. Toka e Shqipërisë duhet ti kthejë kufomat e armiqve të dikurshëm në mënyrë që ata të varrosen në vendlindjen e tyre matanë detit. Njëkohësisht në romanin e Kadaresë Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përshkruhen mjerimi i hoteleve provinciale në vjeshte në bllokun lindor, vuajtja melankolike e një koloneli, i cili dashurohet në një shqiptare të re, e cila për çdo mbrëmje vjen në stadiumin e Tiranës për të shikuar dashnorin e saj duke ushtruar futboll. Fjala është për një mallkim, te cilin e ka shprehur nëna e dhëndrit gjatë një dasme, për historinë e dashurisë të një pengu lufte dhe për frontin e befasishëm unik të shqiptarëve shumëfish të grindur dhe të ndarë në dysh nga gjakmarrja në Luftën e Dytë Botërorë.

Fjala është për një shtëpi publike, të cilën e drejtojnë forcat pushtuese në një vend të vogël dhe të harruar nga Zoti, dhe për fatet e të rinjve të cilët këtu janë takuar tërthorazi dhe njëkohësisht me fytyrë te kthyer anash: Ato kushedi nga i degdisën, me siguri në ndo një qytetth te humbur, atje ku ndaleshin për një nate trupat që shkonin në vijën e parë dhe trupat qe ktheheshin andej. Dhe me siguri, jeta e tyre ishte mbushur prape me rreshta të gjatë e të përbaltur ushtarësh, që zbraznin mbi to gjithë hidhërimin dhe baltën e luftës.”

Fjala është për kodrat, për Tiranën në nëntor, për detin dhe vazhdimisht për frymën, e cila në këtë vend duket qe fryn përherë: Ulërime erë. Ditë e natë. Duket sikur botës i ka mbetur vetëm era”.

Të vdekurit kundërshtojnë

Por, sado artistikisht ndërtohet bota e këtij romani nga dendësimi i këtyre motiveve, ringjallja e mundimshme, përherë e aksidentuar, në të vërtetë e pamundshme dhe në fund e dështuar burokratike e të vdekurve është tema dhe puna, të cilës figurat e tij si te ishin nën presion mitik kthehen sërish në çdo kapitull dhe nga te gjitha drejtimet. Fillimisht të vdekurit kundërshtojnë shqetësimin. Ata mobilizojnë trevën e padepërtueshme kodrinorë për të mbrojtur prehjen e tyre, vjeshtën, shiun, atë frymë që fryen pandërprerë, pashpresën, baltën, mjerimin. Pasi që gjenerali dhe prifti nuk frikësohen nga kjo, të vdekurit e luftës të groposur në këtë trevë reagojnë si kufomat e letërsisë së llahtarshme të të gjitha vendeve: ata bëhen vetë aktiv. Ata kalojnë kufirin, i cili atyre u kontestohej, për ti tërhequr në anën e tyre të gjallët. Jo të vdekurit kthehen në shtëpi, por të gjallët, të cilët nuk mund të pajtohen me pakthyeshmërinë e vdekjes. Jam nisur herët”, thotë i fejuari i frikshëm i Lenorës në baladën e (Gott fried August) Berger-it (një lloj magna karte e letërsisë evropiane të tmerrit, e cila në romanin e Kadaresë citohet në një vend vendimtar), dhe dua të të marr me vete”.

Së pari të vdekurit helmojnë varrmihësit: Njëzet vjet mikrobi qëndron i fshehur nën tokë dhe papritur shpërthen. E frikshme, tha gjenerali. Ashtu është, tha prifti. Porsa bie në përkitje me ajrin dhe diellin, zhvillohet. Si bisha qe zgjohet nga gjumi i dimrit. Prifti e pinte kafen ngadalë”.

Pastaj, ndërkaq, të vdekurit mbizotërojnë plotësisht romanin. Madje frika së duke përdorur fraza dhe fjale hijesh, ai po bëhej ndërkaq pjesëtar i asaj bote, nuk kishte me kuptim. Ai ishte ndërkaq i tyre, kishte hyrë dalëngadalë, ditë pas dite e stinë pas stine në atë gjithësi, e prej saj çfarëdo të bënte sdilte më dot”.

Motivet e llahtarshme romantike janë shenjë dalluese e këtij zotërimi të pushtetit. Kështu për shembull ekspedita për zhgroposje e gjeneralit dhe e priftit shumëzohet në mënyrë të pakontrollueshme derisa në fund lëvizin aq shumë dytëshorë saqë as nuk njihen mes veti: Te lutem ma thuaj shkurt dhe qartë: kush i hapi varret para dhjetë ditësh? Njeriu i fermës e vështroi me përçmim. Ju i hapët, tha me zë te prerë. Balli i specialistit u mbush me djersë”.

Në këtë roman në mënyrë shumë të ndjeshme përzihen momentet e llahtarshme me ato komike. Ndërlidhja mes të frikshmes me qesharaken, një element grotesk në kuptimin burimor e përcakton atë dhe shpalos një ngjashmëri te habitshme familjarë me kushërinjtë e tij latinoamerikan. Romani i Ismail Kadaresë është ndoshta kushëriri i vetëm legjitim europian i librave te tilla si Njëqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquezit. Rrëfimet e painterpretueshme, imazhet irrituese, mendimet e rrezikshme, eksperimentet e paparashikueshme në një gjuhë të pafrenueshme”, ato që Heinz Schlaffer i ka skicuar si cilësi të librave, të cilave u ngjitet etiketa e realizmit magjik”, në Shqipërinë staliniste-maoiste, me sa duket, kanë lindur nga një përzierje mjaft e rrezikshme e trashëgimive të ndryshme kulturore, siç sundojnë në shoqëritë e përziera katoliko-indiane të Amerikës Jugorë (Latinë).

Evidenca e frikshme

Ndërkaq, evidencën e tij të çuditshme, paksa të frikshme, një joshje dhe fashinim, te cilat nuk mund te shpjegohen vetëm përmes citateve nga tradita e llahtarshme evropianë, romani i Kadaresë nga viti 1964 (historia e tij e recepsionit shënon, ndër të tjera, një xhirim me Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli) duket ta ketë nxjerrë nga kujtesa edhe më e thellë kulturore. Ec e ec” të sjellim këtu edhe njëherë përrallën, e cila i shërben romanit si model miniaturë i vetvetes kapërcyen shumë male e shumë pllaja. Moti ishte i egër e i keq. U lodhën e u këputën e u plasi shpirtin kjo punë. As era, as dëbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarët që kërkonin. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen prapë të njehsonin ato që kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli që kishin mbetur pa u gjetur ende shumë ushtarë”. Të vdekurit smund të nxirren më plotësisht. Gjate vështrimit më të afërt nuk është rastësi që romani i Kadaresë subjektin dhe fshehtësinë e tij e shpreh pikërisht si përrallë. Sepse mitit, rreth të cilit sillet pa u zgjidhur subjekti përherë i rifilluar i romanit, në bashkëkohësit vërtet mund ti qasemi vetëm si një kujtesë përrallë gjysmë të harruar. Është raporti i vjetër, shamanist mbi udhëtimin në nëntoke, prej të cilit nuk kthehesh i plotë dhe i padëmtuar, por me një njollë: duke çaluar, me një këmbë kali, pa një gisht, me një këmbë prej ashtit të balenës.

Ndonëse mitet dhe ritet rreth mbledhjes së eshtrave të kafshëve të vrara paraqiten edhe në ato kultura, të cilat nuk njohin fenomene shamaniste në kuptim të ngushtë”, shkruan Carlo Ginzberg në librin e tij te mrekullueshëm Sabati i shtrigave” (i cili shamanizmin e deshifron si një trashëgimi të heshtur të fondit edukues europian), duket që ato imitojnë rrugën e brendshme dhe të frik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›