E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish te perndjekurit, Arvizu: Perdorimi politik i greves nuk eshte zgjidhje

Ambasadori i SHBA-se, Aleksander Arvizu, i ftuar ne studion e "ABC News", ka bere komentin e tij per greven e ish te perndjekurve politike. Sipas tij, vizita ne tenden e grevisteve kishte si synim njohjen nga afer te kerkesave te tyre. "Ceshtje e ndjeshme per shume shqiptare, per mua dhe grevistet duhej te ishin vizituar nga te gjithe perfaqesuesit politike. Vizita ime ishte humane", - u shpreh Arvizu. Ambasadori eshte shprehur se per zgjidhjen e kesaj ceshtje dialogu eshte zgjidhja e vetme. "Kjo u perket shqiptareve, SHBA mund te luaje rolin e nje ure qe te lartesohet komunikimi, dhe jo ndermjetes i saj. Qeveria te beje nje pune me te mire, duke kontaktuar me njerezit qe kane keto kerkesa", - deklaroi ai. Sipas ambasadorit, pozita dhe opozita duhet te behen pjese e zgjidhjes dhe jo e problemit. "Perdorimi politik i greves nuk eshte zgjidhje. Si qeveria ashtu dhe opozita duhet te zhvillojne kontakte me grevistet, per te gjetur zgjidhje. Ne nje shoqeri demokratike, njeri prej detyrimeve eshte te zhvillosh dialog, pavaresisht se me cilen pale", - vuri ne dukje ambasadori. Njekohesisht ne gjykimin e tij, eshte pikerisht kapercimi i greves qe do ta ndihmonte Shqiperine ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian. "SHBA mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE dhe theksoj se plotesimi i tre kushteve te KE kerkon domosdoshmerisht vullnet nga palet politike. Shpresoj qe te dy palet do te mund te perfshihen ne menyre serioze ne diskutim, nuk mendoj se ka ndonje ndryshim kaq te madh, nese ka ndonje vullnet, ata mund ta kapercejne kete porte, ka nje ndarje per ceshtje te tjera, por, nese ka nje vullnet, ata mund ta zgjidhin kete ceshtje. Por njekohesisht i meshoj faktit se kapercimi i greves dhe zgjidhja e ketij problemi do ta ndihmonte Shqiperine ne rrugen drejt BE", - deklaroi Arvizu gjate intervistes se tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›