E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drafti për Asociacionin/ Berisha: Rama sulme të përditshme ndaj Albin Kurtit. Kundër çdo forme të asociacionit mbi Kushtetutën e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj draftit të propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Asociacionin, duke e konsideruar si një sulm ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në fjalën e tij në mbledhje me deputetët demokratë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama është vetëshpallur si përfaqësues i komunitetit euroatlantik, ndërkohë që është nën hetim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për skandalin me McGonigal.

Berisha theksoi se PD mbështet krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës, ndërsa pozicionohet kundër çdo forme që është mbi Kushtetutën.

“Rama sulme të përditshme ndaj Albin Kurtit. Rama i vetëshpallur si përfaqësues i komunitetit euroatlantik është nën hetim të hapur nga SHBA për super skandalin e tij me McGonigal.

PD mbështet krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kundër çdo forme të asociacionit mbi Kushtetutën e Kosovës”, tha Berisha teksa sanksionet e BE-së ndaj Kosovës i cilësoi si akte të pajustifikuara në ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›