E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti për heqjen e varrezave të makina, ende pa zbatim

Rikthimi për shqyrtimin e ligjit për heqjen e varrezave të makinave mban peng vendimin e ministrisë së mjedisit për spostimin e mbetjeve të makinave. Nga vendimi i qeverisë kanë kaluar më shumë se 20 ditë dhe ende varrezat e automjeteve që nuk janë në përdorin nuk janë zhvendosur plotësisht.
Drafti për heqjen e varrezave të makinave nga rrugët kryesore dhe spostimi i tyre në hapësira nuk është ende i qartë. Afatet kohere për këtë proces janë të pamjaftueshme dhe ende nuk është përcaktuar nga qeveria vendi në të cilët do të zhvensoset automjetet jashtë funksionit. Ky ka qënë argumenti i dhënë nga opozita në komisionin kuvendor të mjedisit ndaj projekligjit është kthyer mbrapsht hartuesve për ta riparë atë. Pas debateve, socialistët e kanë konsideruar si një draft të paplotë dhe korruptiv.
Grupi i ekspertëve të mjedisit dhe zv ministri Taulant Bino duke shpjeguar nen për nen draftin në fjalë thanë se heqja e varrezave të makinave, të cilat më së shumti janë të palicensuara, duhet të kryhet menjëherë, duke shtuar se vendi ku do të zhvendosë do të jetë i autorizuar.
Teksa ligji do t`i rikthehet edhe një herë diskutimit në komsionin kuvendor, Ministria e Mjedisit këmbëngul se zbatimi ikëtij drafti duhet të bëhet brenda afateve kohre, në një hapësirë të ligjshme dhe pa favorizuar asnjë pronarë toke, hapësirë e territorit që do të përdoret për varrezë makinash.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›