E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llogarite e dyshimta SHBA zgjat emergjencen ne Ballkan

Presidenti amerikan Barak Obama ka zgjatur për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor. Urdhëri ekzekutiv ndalon transferimin e fondeve në llogari të personave që mbështesin dhunë apo akte të tjera ekstremiste në Maqedoni dhe në pjesën tjetër të Ballkanit perëndimor, si dhe në llogari të personave që pengojnë paqen në Kosovë dhe Bosnje.

Rreth 200 persona identifikohen si objekt direkt i këtij urdhëri. Urdhëri ekzekutiv u nxor për herë të parë në vitin 2001, pas përfundimit të konflitit në Maqedoni. Pas zgjatjes së urdhërit Presidenti tha se përpjekjet për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar në Ballkanin perëndimor vazhdojnë të jenë të kërcënuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›