Sulmohet spitali në Afganistan, 60 të vrarë

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 13:32
Së paku 60 persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë lënduar, gjatë një sulmi vetëvrasës që kishte si cak një spital në krahinën Logar, të Afganistanit.
Zëdhënësi i kësaj krahine, Din Mohamad Darvaish, ka thënë se sulmi e kishte cak spitalin në qarkun Azra dhe se viktimat janë të gjithë pacientë, vizitorët e tyre dhe personeli i spitalit.