E Diel, 1 Nëntor 2026

Dragusha, ofertë nga AzerbajxhaniMbrojtësi prishtinas i Besës së Kavajës, Alban Dragusha mund të largohet që në janar nga kampionati shqiptar

Rrjetet sociale:

Kushtrim KRASNIQI (Prishtinë) - Edhe pse po kalon momente të mira me Besën e Kavajës, Alban Dragusha mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit nga kampionati shqiptar. Mbrojtësi prishtinas të hënën është kontaktuar nga një menaxher i Azerbajxhanit, i cili ka shprehur dëshirën për ta dërguar në ndonjërën nga skuadrat elite të këtij vendi.

“Më ka telefonuar sot (te hënën) ky menaxher, dhe më ka thënë se që në afatin kalimtar të janarit do të më dërgoj në ndonjërën nga skuadrat elite të Azerbajxhanit. Prandaj është e mundur të largohem nga Besa, edhe pse kam kontratë deri në qershor, pasi drejtuesit e klubit nuk do të më pengojnë”, - ka thënë për Tribunën Shqiptare, Dragusha.

Ish-mbrojtësi i 2 Korrikut e Trepçës, është kthyer në verë tek Besa e Kavajës, pas skadimit të pezullimit nga UEFA, e cila i mohoi fushën e gjelbër për 2 vjet, për shkak të daljes pozitiv në testin antidoping më 2007 pas ndeshjes së Kupës UEFA me Bezanijan.

Pas 12 javesh te luajtura ne Ligën Superiore, Besa zë vendin e dytë, ndërsa synimet e tyre, sipas Dragushës nuk janë vetëm dalja në Europë. “Ne jemi në vendin e dytë, por jemi duke kërkuar titullin. Në fillim e nisëm mirë, pastaj përjetuam rënie, por me këtë fitoren 3:2 që bëmë dje (të dielën) ndaj Vllaznisë në Shkodër, na u ka shtuar vetëbesimi për të kërkuar titullin e kampionit”, - ka shtuar Dragusha, i cili një javë më parë shënoi golin e parë këtë edicion.

Ai shprehet se në Besë tashmë ndihet si në ‘shtëpi’. “Në Besë jam si në shtëpinë time. Është bërë kohë e gjatë që prej se luaj këtu, prandaj edhe ndihem shumë mirë”. Pos Dragushës, pjesë e Besës është edhe ish-anëtari i Prishtinës, Liridon Leci. Pas 12 javësh, skuadra kavajase zë vendin e dytë me 22 pikë, 10 më pak se kryesuesi Dinamo.

Numri i klikimeve - 45
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›