E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Baloteli nuk është në shitje

“Baloteli nuk është dhe nuk do të jetë në merkato”, u shpreh Morati, duke përjashtuar në këtë mënyrë mundësinë e një largimi të mundshëm të sulmuesit 19-vjeçar nga radhët e 17-herë kamionëve të Serisë A.

“Gjithçka do të rregullohet midis tij, skuadrës dhe trajnerit. Nuk ka asgjë të rëndë, thjesht duhet vazhdimësi nga ana e tij, në përshtatje më të mirë me pjesën tjetër të grupit të lojtarëve dhe me trajnerin. Nuk besoj se gjendja është kaq dramatike”, shtoi ai.

Ai theksoi se nuk është i shqetësuar në lidhje me këtë situatë, sepse i di kapacitetet e Balotelit për të kuptuar si edhe aftësitë e Hoze Mourinjos për të bërë që ai të rritet dhe të jetë i dobishëm për klubin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›