E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja – Bylis luhet jashtë fusheFSHF-ka ndërmarrë zyrtarisht hetime, duke ngarkuar dy inspektorë të Disiplinës të sqarojnë gjithçka në lidhjen me akuzat reciproke midis dy klubeve të ardhura nga Kategoria Superiore.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Klubi i Lushnjës (Kategoria e Parë) përmes një deklarate për shtyp kërkoi nga Federata Shqiptare e Futbollit të hetojë dhe të marrë masat e duhura për veprimet e ndërmarra nga Bylisi (kryesuesi i Kategorisë së Parë).

KËRKOHET HETIM
“Zbardhja e tabulateve telefonike midis presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj dhe katër lojtarëve lushnjarë do të zbardhë të vërtetën”, shkruhej në deklaratë. FSHF-ka ndërmarrë zyrtarisht hetime, duke ngarkuar dy inspektorë të Disiplinës të sqarojnë gjithçka në lidhjen me akuzat reciproke midis dy klubeve të ardhura nga Kategoria Superiore.

MAKTH DYSHIMESH
Drejtuesit e Lushnjës dyshojnë se ka pasur një sërë manipulimesh në ndeshjet e këtij sezoni të Kategorisë së Parë, dhe të gjitha lidhen me emrin e Bylisi. Sipas lushnjarëve bëhet fjalë për pesë ndeshje: Turbina-Bylis (0-1), Bilisht Sport-Bylis (1-0), Burreli-Bylis (1-0), Skrapari-Bylis (0-1) dhe Lushnja-Bylis (0-0).

POLEMIKAT E PRESIDENTËVE
Presidenti i Lushnjës, Albert Sanxhaku, deklaroi para ndeshjes Lushnja-Bylis (0-0) se “katër lojtarë, së bashku edhe me trajnerin Artan Bano, më kanë ardhur në zyrë, për të më treguar se presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, u ka kërkuar lënien e ndeshjes”. Kategorik ishte kundërreagimi i Kapllanajt: “Kryetari i Bashkis së Lushnjës është një matapraz që shet e blen. Ai ka shitur teserën e Partisë dhe tani mendon që futbolli shitet e blihet”.

Numri i klikimeve - 46
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›