E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Besoj se Gatuzo do të qëndrojë

Kohët e fundit çështja e mesfushorit italian është bërë tema kryesore në mjedisin kuqezi. Ai është përfolur shumë mbi një largim të mundshëm nga “Djalli” dhe destinacioni, sipas shtypit britanik, mund të jetë Mançester Siti.

Gatuzo pothuajse nuk është aktivizuar fare me skuadrën e Leonardos në këtë sezon, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që ka pësuar. Tashmë që në repartin e mesfushës u afrua një tjetër emër i madh si Dejvid Bekam, çështja ngatërrohet edhe më tepër.

Por Adriano Galiani është i sigurt se mesfushori italian nuk do të largohet nga klubi kuqezi, sepse sipas tij, Xhenaro është i vlefshëm për skuadrën. “Ky Milan i ka bindur të gjithë. Kemi pasur disa vështirësi në rezultate në fillim të sezonit, por tani ekipi ka siguri”, u shpreh Galiani. Në lidhje me trajnerin, ai tha: “Pozicioni i tij nuk është vënë për asnjë moment në diskutim”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›