Drake, refuzon t’i paguaj 16 milionë dollarë

Këngëtari, Drake në fillim të këtij viti ishte në qendër të vëmendjes mediale për disa muaj rresht, e kjo për shkak të skandalit që pati me reperin, Chris Brown ku të dy u rrahën në një klub nate në, New York.
Epilogu i kësaj rrahje kishte qenë Rihanna e ndërkaq, pronarët e klubit, “W.I.P” ku kishte ndodhur përleshja kanë kërkuar 16 milionë dollarë dëmshpërblim nga të dy këngëtarët për dëmet që ata kanë shkaktuar.
Tani, është Drake ai i cili dëshiron që ky proces gjyqësor të anulohet për shkak që sipasj tij, ajo çfarë kanë thënë pronarët e klubit është e pabazë dhe se reputacioni i klubit në fjalë ka qenë i dëmtuar ende pa shkelur ai në atë vend.
Për ta mbështetur argumentin e tij, autori i, ‘Take Care’ citoi një shkrim të së përditshmes,” New York Times” e cila tregon se ky klub ka një histori dhune dhe problemesh që një kohë të gjatë.
Nga përleshja e Drake dhe Chris Brown, përveq atyre dyve, mbetën të lënduar shumë persona që u ndodhën atë natë në klubin, “W.I.P” në New York./Indeksonline/