Drama “Knepp” në Teatrin Kombëtar
Në skenën e Teatrit Kombëtar, ngjitet këto ditë drama “Knepp” e cila bën fjalë për historinë e një diktature dhe një grusht shteti. Autori pasqyron me realizëm të thellë dhunën dhe masakrat në kohën e diktaturës duke krijuar dy personazhe si Knepp që simbolizojnë fizionominë e akullt të diktatorëve dhe Marina Elenën e cila personifikon pjesën bashkëvuajtëse popullore.
TIRANË - Në kuadrin e festivalit të teatrit për të rinj në skenën e Teatrit Kombëtar, ngjitet këto ditë drama “Knepp” e cila bën fjalë për historinë e një diktature dhe një grusht shteti. Pjesa me autor George Goldenberg është një dramë argjentinase e cila vjen në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Eglantina Sinoymeri dhe aktrim të aktorëve të rinj si Rozina Prendi, Saimir Sina, Vjoleta Banushi, Gjergj Mena dhe Elidon Alikaj.
Autori pasqyron me realizëm të thellë dhunën dhe masakrat në kohën e diktaturës duke krijuar dy personazhe si Knepp që simbolizojnë fizionominë e akullt të diktatorëve dhe Marina Elenën e cila personifikon pjesën bashkëvuajtëse popullore. Ajo është e dhunuar psikologjikisht, bashkëshorti i është zhdukur në mënyrë misterioze nga diktatura. Maria vuan frikën, tmerrin dhe humbet kësisoj jetën brenda një realiteti normal duke jetuar trysninë e “Kneppit” që nuk ekziston.
Mendohet se në periudhën 1976-1983 kur daton edhe drama në Argjentinë janë zhdukur duke u persekutuar përndjekur torturuar vrarë e masakruar rreth 30 mijë njerëz.
(a.s/News24/Balkanweb)