E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama e familjes në Bulqizë, 5 anëtarë me probleme mendore

Kushtet në të cilat jeton kjo familje përbën ndoshta një rast unik në të gjithë vendin. Këtu jeton babai me katër fëmijët e tij, por që përbën një problem vertetë shqetësues është fakti se të gjithë pjesëtarët vuajnë nga problemet mendore. Ndodhemi në banesën e Hysen Hajdinit, në fshatin Gurrë e Vogël në Bulqizë. Nëna i ka braktisur ata që prej 13 vitesh, ndërsa sot përjetojnë ditë të trishta nën presionin e jetës që duket se nuk i pranon ashtu siç janë. Fëmija më i vogël është 17 vjeç kurse më i madhi 24 vjeç dhe sipas fqinjëve ata shpesh shihen tek bëjnë dhe veprime të pavetëdijshme, që bien ndesh me moralin shoqëror. Familja Hajdini jeton në kushte mizerabile, në një dhomë të vetme, gjë që duket edhe nga pamjet që s`kanë nevojë për komente. Në këto kushte sekretari i komunës Gurrë, Mustafa Hajdini, bën apel për marrjen e fëmijëve nën përkujdesjen e shtetit, ose të ndonjë shoqatë që trajton këtë kategori të sëmurësh, të paktën për të dy djemtë që janë edhe memecë.
Ndërkohë, për fatin e familjes së Hysen Hajdinit kujdeset i vëllai i tij, i cili shprehet se e ka të pamundur ta përballojë edhe për shkak të kushteve ekonomike të tij të rënduara, si dhe problemeve që ata shfaqin.
Rasti i familjes Hajdini, si një rast unik ndoshta në shkallë republike, e për këtë edhe vetë banorët kërkojnë sensibilizim nga strukturat përkatëse shtetërore dhe organizma të ndryshëm shoqëror, për t`ju ardhur në ndihmë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›