E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e Vetëvendosjes, forca të shumta policie rrethojnë godinën e qeverisë

Ndërsa në Prishtinë pritet të mbahet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel forca të shtuara policie janë pozicionuar para godinës së qeverisë së Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se forca të shumta policie janë vendosur para godinës së qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa para teatrit Kombëtar lëvizja Vetëvendosje ka kryer përgatitjet për mbajtjen e protestës.

Sipas "Vetëvendosjes" ndërtesa e qeverisë së Kosovës, për katër orë me radhë do të jetë e rrethuar nga qytetarët, të cilët të thirrur nga lëvizje do të protestojnë sot për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë ku parashikohet që Kosova në forumet dhe nismat rajonale, të përfaqësohet me mbishkrim.

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se nga qendrat e Kosovës është organizuar transporti për qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në demonstratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›