E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erhke: Kosova nuk është territor i Serbisë

Për Gjermanin ka qenë e mjaftueshme që të shohë lëvizje simbolike në dialogun Beograd –Prishtinë, sepse dëshiron që procesi i zgjerimit të BE-së të vazhdojë dhe sepse dëshiron që kapitulli i Kosovës të mbyllet sa më shpejt”, ka thënë drejtori i Fondacionit "Friedrich Ebert" në Serbi Michael Erhke.

Erhke për "Blic" ka shtuar se është i sigurt se Serbia më 1 mars do të marrë statusin e kandidatit për në BE.

"Kosova është problem i vogël në raport me barrën e rëndë që Gjermania ka si lider në krizën aktuale dhe qeveria gjermane dëshiron që këtë çështje ta zgjidhë shpejt, pa hyrë në detaje", ka thënë Erhke.

Në pyetjen pse ky ndryshim i përnjëhershëm i Gjermanisë karshi Beogradit, Erhke ka thënë se “Gjermania gjithmonë ka dëshiruar që Serbinë ta shohë në BE por që, edhe sa më shpejt që të jetë e mundur të zgjidhet problemi i Kosovës".

"Pak para vendimit të Këshillit të Evropës në dhjetor, ndodhi konflikti në veri të Kosovës kur u plagosën ushtarët e KFOR-it. Kjo ishte arsyeja e parë dhe shumë e fuqishme që Gjermania të kërkonte që të shtyhej vendimi për Serbinë. Në ndërkohë u mor vesh se qeveria serbe nuk është përgjegjëse për konfliktet në Kosovës sepse ajo nuk është territor i saj", ka thënë Erhke.

Ai ka përfunduar edhe se “tani janë bërë hapa lëvizës në dialogun e Beogradit e të Prishtinës, edhe pse në të vërtetë asgjë nuk është zgjidhur, për Gjermaninë ka mjaftuar të shohë lëvizje simbolike përpara".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›