E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i e merr në duar rastin e gjashtë policëve të MPB të Serbisë

Me gjashtë pjesëtarët e MUP-it serb të arrestuar të shtunën në rajonin e Gjilanit nga tashti do të merret misioni i EULEX-it. Këtë e kanë konfirmuar burime të Kohavisionit brenda Gjykatës së Qarkut në Gjilan.

KTV-ja merr vesh se pjesëtarët e MUP-it pritet të dalin para trupit gjykues. Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka caktuar Arben Mustafën dhe Shemsedin Pirajn avokatë të të arrestuarve. Prokuroria ka konfirmuar se Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin edhe të personit të shtatë, gjithashtu pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, transmeton Koha.net.

Arrestimi i së shtunës është bërë nën dyshimin e bazuar për sulm ndaj rendit juridik në Kosovë dhe nën presion ndaj institucioneve të vendit në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›