Romë, hapet ekspozita me 24 pikturat e Caravaggio
ROME- Një ekspozitë e pazakontë në të cilën janë përfshirë 24 pikturat më të njohura të Caravaggio hapet sot në Romë me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së mjeshtrit të artit Barok. Kryeveprat, të sjella nga muzeumet e mbarë botës, përfshijnë ikona të artit si 'Xhudita duke i prerë kokën Holofronës', 'Bakusi' si dhe 'Davidi kundër Golias'. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 Qershor 2010 e sipas shtypit italian numri i biletave të shitura deri tani ka arritur në 50,000.
Michelangelo Merisi, i njohur ndryshe si Caravaggio, ka tërhequr gjithnjë vëmendjen, jo vetëm për veprën e tij por edhe për jetën e vrullshme. "Caravaggio nuk pikturoi shumë gjatë jetës së tij pasi kjo e fundit shpeshherë mbizotëronte ndaj dellit të tij prej artisti" shkruajnë organizatorët në hyrjen e sallave të ekspozitës.
Caravaggio, i cili është pioneri i teknikës Barok në pikturë, teknikë e cila konsiston në kontrastin mes dritës e hijes, është i famshëm për stilin e tij në thonjëza agresiv si dhe për jetën aventuroze. "Pikturat e Caravaggio të prekin menjëherë, të ngacmojnë sapo i sheh. Ato janë tepër të forta, tepër agresive si piktura. Këto janë piktura që të përfshijnë" tha Volfang Proaska, një kritik arti austriak, duke komentuar këtë ekspozitë. Kritikë të tjerë arti thanë se shpresoninb që kjo ekspozitë do të kontribuonte që interesi i publikut të fiksohej më së shumti tek arti sesa tek personazhi i Caravaggio. "Caravaggio ishte një piktor shumë i madh" tha Guerrino Mattei, shkrimtar e historian arti. "Ai jetoi në kohëra të stuhishme, ishte një novator i madh por fakti që u përndoq pareshtur nga armiqtë e tij e huadhënësit ka bërë që imazhi i tij si artist i mallkuar të lidhet ngushtë me artin e tij" tha ai.
Përveç imazhit që kemi në lidhje me këtë piktor të madh një tjetër mister është edhe ai që lidhet me vdekjen e tij. Një prej teorive të shumta është ajo sipas të cilës ai vdiq në Toskana nga tifoja ose malarja, pas arratisjes nga Malta ku ishte dënuar për dhunim të rëndë fizik të një kalorësi. Një tjetër teori është ajo sipas së cilës Caravaggio u vra ndërsa udhëtonte drejt Romës për të kërkuar faljen e Papës për një vrasje të kryer prej tij.
(d,b/News24/BalkanWeb)