E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Jemi në situatë të vështirë

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Prishtinën Borislav Stefanoviç ka deklaruar se thirrja e presidentit serb Boris Tadiç për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës është unike.

“Këto deklarata janë mjet për të zgjidhur situatën, dhe se gjithmonë kanë shërbyer për të arritur zgjidhje politike”, ka thënë për Blic Borislav Stefanoviç.

“Duhet gjetur zgjidhje që ta pranojnë mesazhin e presidentit në mënyrë të arsyeshme. Shteti vërtet gjendet në një situatë të vështirë” ka shtuar më tej ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›