Ish i burgosuri i Guantanamos i mbajtur ne burg qe kur ishte 15 vjec pranon fajesine

Rasti i Omar Khadarit ka qene nje nder rastet me kundrathenese ne Guantanamo. Grupet e te drejtave te njeriut u kane bere thirrje SHBA qe ta lirojne ose te pakten ta trajtojne ndryshe nga te burgosurit e tjere sepse ai ishte i mitur kur u arrestua ne Afganistan.
Por zyrtaret amerikane thane se krimet e tij ishin shume serioze ndaj ai meritonte qe te trajtohej si i rritur.
Gjate nje seance degjimore perpara nje trupe gjyqesore ushtarake ne Gjirin e Guantanamos diten e djeshme tashme 24 vjecari me mjeker Khadari pranoi fajesisne per te 5 akuzat me te cilat ai perballet mes tyre dhe ajo e hedhjes se nje granade qe vrau nje rreshter te ushtrise amerikane si dhe ndihmesen per te organizuar 10 shperthime me bomba neper rruge.
Ne senacen gjyqesore te nje viti me pare Khadari refuzoi te pranonte fajesine duke thene se ai ishte nje femije kur u angazhua ne keto akte dhe se ai nuk duhej te mbante pergjegjesi.
Tani me fillimin e gjykimit te plote ndaj tij ai ndryshoi qendrimin e tij duke bere nje marreveshje qe kufizon qendrimin e tij ne burg.
Nje zedhenes i Pentagonit Koloneli i Korpusit te Marines amerikane David Lapan thote se detajet e nje marreveshjeje te tille mbahen gjithmone sekret ne gjyqet ushtarake sepse juria e perbere nga oficere te ushtrise do te kryeje procesin e marrjes ne pyetje.
shte praktike standarte edhe per sistemin juridik ushtarak ndaj detajet e marreveshjes jane te fshehta sepse duhet te kryhet faza e marrjes ne pyetje qe ka gjasa te jete kete jave. Pjestaret nuk japin informacione dhe mberrijne ne konkluzionet e tyre personale. thote ai
Ne seancen degjimore e planifikuar per diten e sotme prokuroret dhe avokatet mbrojtes ushtarake te KAHADAR-it do te paraqesin argumentat e tyre.
Sido qe te vendose juria vendimi nuk do te jete me i gjate nga ceshte percaktuar ne marreveshjen paraprake me kusht.
Ndonese eshte sekret lajmet nga Gjiri i Guantanamos thone se kjo marreveshje parashikon maksimumin e denimit 8 vjet te tjera ne burg cka eshte shume me teper se cdo ti lejohej Kahdr-it qe te kryeje ne burgun e Kanadase nese qeveria kanadeze bie dakort.
Nese ai do te shpallej fajtor nga gjykata Kahdr rrezikonte burgimin e perjetshem ne Guantanamo ose ne nje qender burgimi tjeter ushtarake ne SHBA.
Ne nje njoftim te leshuar dje mbasi Khadr pranoi marreveshjen grupi i te drejtave te njeriut Amnesty International the se marreveshja nuk ndryshon kundershtine e saj ndaj sistemit ushtarak te Guantanamos.
Ky grup i ka bere thirrje qeverise se SHBA qe te publikoje pretendimet e Kahdr-it se ai eshte keqtrajtuar gjate nente viteve te burgut dhe tu pergjigjet akuzave se rasti i Khadrit duhej te trajtohej ndryshe sepse ai ishte femije ne momentin kur u arrestua.