E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa I gatshem per kreun e LDK-se

Kryetari i Prishtines Isa Mustafa shprehet i gatshem per ta marre drejtimin e Lidhjes Demokratike te Kosoves nese nje gje e tille i kerkohet nga Kryesia e kesaj partie. Mustafa tha se do te respektoje statutin e partise sipas te cilit kandidaturat per kryetar shpalosen ne Kuvendin e partise. Kuvendi pritet te mbahet brenda disa javesh.

E kam thene qarte ceshtja e kandidimit ne LDK eshte ceshtje e nje marreveshjeje konsensusi te brendshem brenda partise. Une do ta perkrah kryetarin e tanishem te LDK-se z. Fatmir Sejdiu i cili ka mandatin legjitim ne qofte se ate e perkrahin edhe anetaresia dhe deget e LDK-se. Por ne qofte se anetaresia dhe deget e LDK-se kerkojne zgjidhje tjeter une jam i gatshem te ballafaqohem me keto zgjidhje tha Mustafa.

Derisa Mustafa mbante takimin me gazetare qindra vete jashte selise se LDK-se therrisnin emrin e tij. Simpatizantet e LDK-se nga kryeqyteti kerkonin kandidimin e Mustafes per kryetar te LDK-se. Po ashtu gjate fundjaves ne shumicen e lagjeve te kryeqytetit jane shkruar grafite ne perkrahje te Mustafes per kryetar te LDK-se.

Ne mbeshtetje te kreut te Prishtines kane dale edhe tifozet e Prishtines Plisat te cilet kane paralajmeruar edhe nje marshim ne perkrahje te tij. Mustafa gezon nje popullaritet te madh tek anetaresia e Lidhjes Demokratike e Kosoves per shkak te qendrimit te tij te forte dhe kritikave te vazhdueshme kunder kryeministrit Hashim Thaci. Ne zgjedhjet e fundit lokale ai shenoi fitore ne raundin e pare me 57 per qind te votave.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›