E Diel, 1 Nëntor 2026

Drashkovic: Serbia po vritet për hir të një mirazhi

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe Vuk Drashkovic ka thënë se qytetarët e Serbisë prej 12 vjetesh, çdo sekondë paguajnë nga 20 euro për të ruajtur sovranitetin e hequr ndaj Kosovës.

Ai ka shtruar pyetjen se cfare është duke ndodhur me elitën politike, kur
është vetëm koalicioni parazgjedhor Ndryshimi, ai që sipas tij kërkon të ndalohet vrasja e Serbisë për hir të ruajtjes së asaj që është vetëm mirazh.

Po ta kishte dëgjuar Ndryshimin, Serbia qysh në muajin dhjetor do të merrte datën për fillimin e negociatave me BE-në, ka thënë Drashkovic.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të ndërtohet një Serbi evropiane mbi themelet e Serbisë së Milloshevicit.

Komentet jane bere në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Serbi. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›