Drashkovic: Serbiatë pranojë realitetin
BEOGRAD- “Serbia duhet të pranojë realitetin dhe të ndryshojë strategjinë ndaj Kosovës, pasi kjo është një çështje thelbësore për të ardhmen e vetë Serbisë”. Deklarata nuk është bërë nga ndonjë shqiptar i Kosovës, por nga vetë ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkovic, aktualisht lideri i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe.
Sipas tij, Beogradi do të duhej të përmirësonte dhe shkurtonte rezolutën serbe në Kombet e Bashkuara, ku madje të ketë vetëm një fjali.
"Asambleja e Përgjithshme u bën thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që, me ndërmjetësimin e BE-së dhe KB, të zhvillojnë një dialog konstruktiv për bashkëpunim reciprok dhe për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë"-ka thënë Drashkoviç në një intervistë për gazetën "Blic" të Beogradit.
Sipas tij, këtë rezolutë do ta mbështesnin BE, SHBA-të, Rusia, të gjitha anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Drashkoviç ka bërë thirrje për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, e cila e bën të pamundur një strategji të tillë të Beogradit.
Drashkovic tërheq vëmendjen që Beogradi të respektojë realitetin në Kosovë, realitetin e botës në të cilën jetojmë dhe strategjinë shtetërore t'ia përshtasë synimeve reale, pra mbrojtjes thelbësore të serbëve në të gjithë Kosovën, bashkë me trashëgiminë fetare.
(e.n/BalkanWeb)