E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, 2 iranianë nëgrevë, qepin gojënpara selisë së UNHCR

ATHINE- Vazhdon greva e urisë e 2 iranianëve të cilët prej 10 ditësh janë vendosur jashtë zyrave të UNHCR-së në Athinë për të protestuar kundër procedurave të ngadalta të azilit nga autoritetet greke. Njëri prej grevistëve madje ka qepur edhe gojën duke e bërë edhe më dramatike situatën.

Kërkesa tyre për azil u hodh poshtë dhe për më shumë se 5 vjet ata kanë pritur që cështja e tyre të ekzaminohet në një shkallë të dytë. Por komisionet e shkallës së dytë u shpërbënë në Greqi në vitin 2009 dhe UNHCR-ja thotë se është e pamundur të përcaktohet se kur do të ekzaminohet cështja e tyre.

Kreu i zyrës së UNHCR-së në Athinë mbështet kërkesën e dy iranianëve për një vendim përfundimtar duke thënë se autoritetet duhet të marrin një vendim për statusin e tyre si refugjat politikë.

Numri i personave që përpiqen të hyjnë në Greqi, i azilkërkuesve apo emigrantëve të jashtëligjshëm është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke e detyruar vendin të kërkojë ndihmën e Bashkimit Europian për të përballuar fluksin e refugjatëve.

Por në të njëjtën kohë, Athina ka qenë shpesh objekt i kritikave nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat vënë theksin tek keqtrajtimi që autoritetet i bëjnë emigrantëve.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›