E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e rojevebregdetare, problemnë plazhin e Velipojës

SHKODER- Përmirësimet janë të dukshme në Velipojë, e cila këtë vit është pushtuar nga pushuesit kosovarë që pas Durrësit kanë zbuluar këtë plazh të mrekullueshëm. Por edhe vendasit nuk hezitojnë që fundjavave të rendin drejt Velipojës me familjen apo shoqërinë për të kaluar ditë të këndshme buzë detit.

Investimet, edhe pse nuk mungojnë totalisht, lënë ende mjaft për të dëshiruar. Ky fakt pohoet edhe nga vetë pushuesit të cilët pretendojnë që vendorët të sistemojnë kushtet duke e bërë turizmin në këtë zonë më atraktiv.

Problemi më i madh, si në cdo plazh tjetër të vendit, mbetet mungesa e rojeve bregdetare.

Plazhi i Velipojës është vetëm 32 kilometra larg Shkodrës ndërsa vija bregdetare është afro 14 km e gjatë.

Rëra e imët e deti i pastër shfrytëzohet kryesisht nga qytetarët e Shkodrës dhe ata nga Kosova pasi është plazhi më afër tyre.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›