E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drashkoviç denoncon taksat serbe për Kosovën e pavarur

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë dhe lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviç, tha dje se qytetarët e Serbisë, prej 12 vjetësh, çdo sekondë paguajnë 20 euro për mbajtjen e sovranitetit të zhvendosur mbi Kosovën. Në një konventë, Kthesa, në listën e së cilës LPS do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Drashkoviçi kërkoi nga elita politike të pranonte Kthesën, e cila ka synim që të ndërpritet vrasja e Serbisë për shkak të diçkaje që ekziston vetëm si mirazh, shkruan gazeta serbe Blic. Drashkoviç vlerësoi se nuk mund të ndërtohet Serbia europiane mbi themelet e Serbisë millosheviçiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›